Nesër vihet gurthemeli i pikëkalimit të përhershëm kufitar në Merdare

Lajme

Nesër vihet gurthemeli i pikëkalimit të përhershëm kufitar në Merdare

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 15:13
Pika kufitare ne Merdare

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova, nesër më 16 shkurt, do të bëjnë vënien e gurthemelit të ndërtimit të pikëkalimit të përhershëm kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë në Merdare

Të pranishëm do të jenë krerët shtetërorë, ministrat e linjës dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Ky është i pari nga gjashtë pikëkalimet kufitare të përhershme të IBM-së që do të ndërtohen në kuadër të projektit të gjerë të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM) në mes të Kosovës dhe Serbisë, i paraparë më marrëveshjen për IBM të arritur në kuadër të dialogut të Brukselit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat