Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zoran Mihajloviq ka ftuar presidentin Tomislav Nikoliq që të tregoj nëse ai do të rikandidojë edhe për një mandat.
Kjo thirrje e saj vjen pas raportimeve se Nikoliq do t’i hyjë garës presidenciale, shkruajnë mediat serbe.
“Nëse është e vërtetë se Tomislav Nikoliq kandidon në zgjedhje, do të doja që këtë ta dëgjojë personalisht nga ai”, ka thënë Mihajloviq.
“Nuk dua të besoj se ai do të dalë kundër Aleksandër Vuçiq”, ka shtuar ajo më tej.
“Por nëse është e vërtetë ky është fillimi i trishtë i një fundi të politikani, themeluesit të SNS, Nikoliq”.
“Nëse kjo është e vërteta, atëherë ka një përpjekje të Nikoliq të SNS për t’i dhënë ndihmë opozitës që të fitojë, por kjo tentativë do të dështojë”.
“Kjo është arsyeja se pse Nikoliq duhet të tregojë nëse do të rikandidojë ose jo”, përfundon qëndrimi i Mihajloviq.
SNS ka bërë të ditur ditë më parë se kandidati i partisë që do të garojë për President të Serbisë, është kryeministri aktual Aleksandër Vuçiq.