Këshilltari i kryeministrit ia thotë këngës

Lajme

Këshilltari i kryeministrit ia thotë këngës

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 11:25
Sokol Havolli

Sokol Havolli, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa ia ka thënë këngës në nëntëvjetorin e Pavarësisë.

Havolli i veshur me një xhaketë sportive në të cilën janë shenjat e flamurit të  Kosovës, rrugën e tij po e bën duke kënduar.

Ndonëse nuk dihet destinacioni i tij, ai urimin për Pavarësi e ka bërë nga vetura, teksa përcillej edhe nga një kitarist mbrapa në veturë.

“Urime Ditën e Kosovës, ditën ma të mirë të vitit, përmes këngës Kosovari”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat