Nikoliq: S’ka kushte për bisedime, Kosova nuk po i zbaton marrëveshjet

Lajme

Nikoliq: S’ka kushte për bisedime, Kosova nuk po i zbaton marrëveshjet

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 17:27
Presidenti serb Tomislav Nikoliq

Presidenti serb Tomislav Nikoliq thotë se bisedimet me Kosovën janë duke u zhvilluar në kushte pothuajse të pamundura.

Sipas tij, Beogradi po përmbush gjithçka që kërkohet prej tij në këto bisedime, ndërsa siç vlerëson Nikoliq, pala tjetër  po lejohet që të mos i zbatojë marrëveshjet, shkruajnë mediat serbe.

"Ne presim dhe shpresojmë për kushte të drejta dhe të barabarta në bisedimet e mëtejshme me Kosovën ", tha Nikoliq gjatë takimit të tij në Beograd të premten me kancelarin austriak Christian Kern.

Nikoliq shprehu mirënjohjen e tij ndaj Austrisë për mbështetjen e saj ndaj Serbisë në BE.

"Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e Austrisë në integrimin evropian dhe ne presim që përpjekjet tona në këtë udhëtim do të jepen brenda një kohe të arsyeshme. Jemi duke i përmbushur të gjitha kushtet dhe ne kemi qenë në gjendje të zbatojmë reforma të vështira," tha Nikoliq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat