Ja si funksionon Njësia elite e FSK-së

Lajme

Ja si funksionon Njësia elite e FSK-së

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 23:32
ilustrim

Në “Drejtësia në Kosovë” mund të shikoni se si kalon një ditë në Brigadën e Reagimit të Shpejtë.

Brigada e Reagimit të Shpejtë është njëra nga njësitë përgjegjëse të Forcës së Sigurisë që në raste të krizash ofron siguri për institucionet e Kosovës.

Mirëpo, numri i pjesëtareve të brigadës, pajisjet dhe detajet operacionale të saj nuk janë për publikun.

Ejup Maqedonci epror në këtë njësi ka shpjeguar për Emisionin “Drejtësia në Kosovë” strukturën dhe misionin e njësisë.

Ai ka treguar për vendosjen fizike të ushtarëve duke përfshirë vendndodhjen e njësive në Gjilan, Mitrovicë dhe në Istog.

Në edicionin e së premtes ‘Drejtësia në Kosovë’ ka transmetuar një reportazh ekskluziv të realizuar në bazën e Forcave të Reagimit të Shpejtë të FSK-së.

Në filmimet ekskluzive (nga minuta 2:55) janë publikuar pjesë nga aktivitetet ditore të kësaj brigade gjatë një dite të zakonshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat