Tre të arrestuar për heqjen e flamujve në Prizren

Lajme

Tre të arrestuar për heqjen e flamujve në Prizren

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 23:44
Heqja e flamurit turk

Policia e Prizrenit ka arrestuar tre persona të cilët gjatë ditës së sotme me rastin e nëntëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, hoqën flamujt turq në këtë qytet.

Lajmin e bëri të ditur në Ora e Fundit,  Haris Dida, komandant i stacionit policor në Prizren teksa shtoi se gjatë festimeve nuk ka pasur telashe.

‘’Duke u nisur se ky vit ishte rekord nga vizitorët, mund të themi se nuk ka ndodhur asnjë incident në Prizren’’.

‘’Nuk ka ndodhur as edhe një incident më i vogël për të cilin mund ta potencojmë’’.

‘’Përveç dëmtimit të flamurit të Turqisë, por në bazë të veprimeve hetimore janë identifikuar tre persona, të cilët janë ndaluar për procedura të mëtutjeshme’’.

‘’Në Prizren ka pasur dhe forca të shtuara të policisë me rastin e Pavarësisë së Kosovës’’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat