Me planin hapsinor mbrohet ullishta e Valdanosit dhe Kriporja e Ulqinit

Lajme

Me planin hapsinor mbrohet ullishta e Valdanosit dhe Kriporja e Ulqinit

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 11:54
Plani urbanistik

”Kam kënaqësinë e madhe të konfirmoj se i shumëprituri Plani Hapësinor për territorin e Komunës së Ulqinit u aprovua. Ky është kurorëzimi me sukses i pothuaj një dekade betejash politike, me anë të këtij plani ia dolëm të përmbushim disa prej kërkesave më të rëndësishme të popullit shqiptar në Mal të Zi”, kështu shprehet kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu rreth miratimin të planit hapsinor nga qeveria e Malit të Zi.

Ky plan mundëson mbrojtjen e ullishtës së Valdanosit si dhe të kripores së Ulqinit e cila do të shndërrohet në një park natyror duke mos lejuar asnjë ndërtim në të ardhmen.

Qeveria e Malit të Zi  ka miratuar të enjten Planin urbanistik Hapësinor të Komunës së Ulqinit me ndryshimet e fundit të realizuara nga Komuna e Ulqinit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat