Vuçiç i nxjerr sekretin Ramës, tregon për dokumentin që kanë rënë dakord

Lajme

Vuçiç i nxjerr sekretin Ramës, tregon për dokumentin që kanë rënë dakord

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 22:33
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Gjatë një konference të përbashkët me homologun e Austrisë, Vuçiç ka folur për herë të parë për një dokument sekret që është arritur mes tij, Ramës dhe kryeminsitrit boshnjak Denis Zvizdic.

Sipas këtij dokumenti siç tha sot kryeministri i Serbisë, Rama dhe Vuçiç kishin rënë dakord për një bashkim doganor. Mirëpo deri më tani për këtë dokument nuk është folur kurrë as nga Edi Rama dhe as nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

“Ishte ideja ime për një treg të lirë dhe bashkim doganor që do të na bëjë një treg më të madh dhe më tërheqës. Sa më shumë të pasur të jemi, aq më mirë është për ne”, ka deklaruar kryeministri i Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat