Ministria e Infrastrukturës: Rrugët nacionale dhe rajonale në vend, të hapura për qarkullim

Lajme

Ministria e Infrastrukturës: Rrugët nacionale dhe rajonale në vend, të hapura për qarkullim

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 09:56
Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës-MI ka njoftuar se rrugët nacionale dhe rajonale janë të hapura për qarkullim.

“Bazuar në të dhënat e mbledhura nga menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ekipeve tjera mbështetëse nga terreni, me gjithë reshjet e vazhdueshme të borës, rrugët në vend vazhdojnë të jenë të hapura për qarkullim, njofton MI.

“Ekipet mbështetëse të MI-së dhe kompanitë e kontraktuara nga MI po punojnë në mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve, ndërsa menaxherët rajonalë po e monitorojnë gjendjen e tyre”

Në njoftimin e MI-së, ndër të tjera thuhet se kjo ministri është duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës, si dhe me ekipet lokale nëpër komunat e Kosovës, për të mundësuar qarkullimin pa probleme.

Po ashtu kjo ministri këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes maksimal në komunikacion, të respektojnë Ligjin dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore gjatë udhëtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat