Çështjen e Muhaxhirëve do ta dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë ...

Lajme

Çështjen e Muhaxhirëve do ta dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 12:09
Një foto për kujtim të dyzetë e tre pjesëmarrësve të Kuvendit Themelues të shoqatës shqiptare ndërkombëtare të muhaxhirëve në Prishtinë

Në Institutin Albanologjik në Prishtinë në pranin e dyzet e tre delegateve nga të gjitha trojet stërgjyshore u mbajt Kuvendi Themelues i Shoqatës Shqiptare Mbarëkombëtare të Muhaxhirëve të Sanxhakut të Nishit, ku pas një debati të gjerë dhe mjafte interesant u miratuan emërtimin e Shoqatës e cila përfshin delegatët nga Kosova, Shqipëria, Novi Pazari, Turqia, Maqedonia dhe të gjitha  vende  që kanë muhaxhirë. Pas antonimit të himnit kombëtar, kryetari i Këshillit nismëtar prof. Asllan Qyqalla i përshëndeti të pranishmit duke u treguar qëllimin e themelimit, detyrat dhe obligimet që do të kenë ndaj çështjes së dhimbshme të Muhaxhirëve. Delegatët me aklamacion të hapur miratuan statutin e shoqatës dhe detyrat që do ti kenë në të ardhmen , si në grumbullimin  e tapive të ruajtura tash e njëqind e dyzetë vjetëve - duke filluar që nga përndjekja, dëbimi me dhunë ku u vranë dhe u masakruan barbarisht, fëmijë, gra e pleq në trojet e lashta që përshifshin  një sipërfaqe prej  njëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë kilometra katror në fshatrat  në ish sanxhakut të  Nishit.                                                                                           

Në fjalën e tyre  para të pranishmeve kryetari i Shoqatës së Muhaxhirëve të Kosovës z. Shefki Ukaj, kryesuesi i Shoqatës për kthimin  e shqiptarëve në trojet e tyre z. Sabit Thaçi dhe të  tjerët në mes tjerash theksuan së në shqiptaret në Kosovë dhe trojet tjera stërgjyshore kemi fakte, material, tapia të bollshme cilat janë të ruajtura dhe janë dërguar në arkivin e kësaj shoqate  nga vetë familjarët e tapive të tokave, shtëpive, maleve, fushave që shtriheshin në Sanxhakut të Nishit. Edhe ne fjalën e tij  z. Shani Hamiti , në mes tjerash tha: “Gjithsesi  në fjalën time do  t`i përmendi dhe do  t`i përshëndes të gjithë ata shqiptar që e kanë pas fatin e tyre të shpërngulen dhunshëm  nga vendet e ndryshme dhe sot në kujtesë ju kanë mbetur vetëm kujtimet e tmerrshme, nga vuajtjet që i kanë përjetuar, por për fat të keq në reflektimin e kësaj çështje është bërë shumë pak, si nga shoqatat, shtetet  dhe institucionet  shtetërore.                                                                                    

Pra shqiptaret  e dëbuan nga Sanxhaku i Nishit  kanë pësuar dhe përjetuar skena të tmerrshme  të dhunës  gjatë  dëbimit nga trevat e tyre nga të cilat  janë  detyruar të migrojnë në ato vende ku politikat shtetërore  është munduar t`ua humbin identitetin e tyre kombëtar, duke  vazhduar edhe sot  kësaj dite që ta kalojnë   jetën si të persekutuar ! Andaj duke qen i vetëdijshëm se ia kemi borxh kombit që të merremi me interesin e përgjithshëm kombëtarë dhe ata që e marrin me vullnet këtë mision, padyshim e fitojnë bekimin  e kombit, duke e veçuar këtë plagë të pashëruar kombëtare, por për fat të keq edhe të pa trajtuar mjaftueshëm.

Për fat të keq për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre  është bërë shumë pak, si nga shoqatat, shteti dhe institucionet  shtetërore?!                                    

Andaj  u tha në këtë kuvend  në të ardhmen e afere nëse nuk mbështetemi  nga institucionet tona shtetërore dhe ato ndërkombëtare çështja muhaxhirëve - si deri me tani do te mbetet  çështje e shkruar vetëm në letër. Andaj për këtë arsye jemi këtu - ku jemi. Mendoj se është koha e fundit që të bëjmë veprime ne si  të gjitha shoqatat tjera të cilat merren me çështje  të tilla të trevave tona kombëtare. Në veçanti duke i ditë se çfarë procese po zhvillohen edhe në këtë  periudhë kohore me shtetet përreth kufijve tanë dhe trevave të dikurshme stërgjyshore. Andaj  në këtë kuvend  u theksua së është  koha  e fundit që institucionet tona shtetërore dhe ato ndërkombëtare, ta ngrinin zërin rreth kësaj çështje.  Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës ka ardhur koha që  të analizojnë  gjenezën dhe padrejtësitë e shumta shekullore që ju kanë bërë shqiptareve dhe  së paku mos të lejojnë që të lëvizen kufijtë  ekzistues, por para faktorit ndërkombëtarët të sensibilizohet e kaluara  tonë, sepse si rezultat i mos sensibilizimit të mjaftueshëm të atyre padrejtësive shekullore, po tentojnë të na copëtojnë edhe më shumë trevat  tona kombëtare. Andaj dyzetë e tre delegat të Kuvendit Themelues i Shoqatës Ndërkombëtare të shqiptarëve muhaxhir  nga  foltorja e sallës të Institutit Albanologjik në Prishtine u bënë thirrje që  çështja e muhaxhirëve  të nise, një aksion i gjerë  të  cilit  duhet  t`i bashkëngjiten të gjithë ata që kanë mundësi për të kontribuar në këtë shoqatë, sepse kjo shoqatë është për ju , për ne,  është zëri i juaj, apo ma mirë me thënë shoqatat e tilla janë zëri i kombit, theksuan folësit e këtij kuvendi dhe në të njëjtën kohë  kërkuan  që çështja e Muhaxhirëve të sensibilizohet, dhe e njëjta të shtrohet në intenca  shtetërore dhe ato ndërkombëtare, ashtu siç vepruan edhe rreth  çështjes së çamët të cilët e fituan të drejtën për ta ndërkombëtarizuar dhe për të dërgua në gjykatën ndërkombëtare në Greqi. Të njëjtën punë,  duhet ta bëjmë edhe ne për  muhaxhirët. Ne ende në këtë drejtim nuk kemi iniciuar asnjë çështje por vetëm kemi pa ngecje.          

Dyzet e tre delegat të kuvendit kërkuan  që çështja e Muhaxhirëve të sensibilizohet në intenca  shtetërore dhe ato ndërkombëtare

Përfaqësuesja nga  regjioni i Novi Pazari dhe Turqisë . Esma Bunjaku pasi  përshëndeti të pranishmit në mes tjerash  thanë  se  kuvendi në Prishtinë vjen si muhaxhirë nga Turqia nga ku shpërngulem  para njëqind e dyzet vjetëve. Delegatët në fund zgjodhën  kryesin prej trembëdhjetë anëtar, kurse  për kryetar  u zgjodhi prof. Asllan Qyqalla dhe të tjerë. Një emërua një delegacion nga ky kuvend e  i cili do të  vizitoi arkivat në Turqi për t`i nxjerr të gjitha tapitë, e tokave, numrin e banorëve,  me të cila  do te behet  sensibilizimin e çështjes së muhaxhirëve në instancat shtetërore të Kosovës, Shqipërisë e Turqisë dhe ato ndërkombëtare,  ku do të përgatiten dosjet për ta   paditur Serbinë në gjykatën Ndërkombëtare në Hagë për gjenocidet, terrorin, vrasjet, masakra, përndjekje, dëbimet, asimilimet dhe përvetësimi i pronave të paluajtshme. Dhe krejt në fund shumë shpejt do ta hapim një Ekspozitë me fotografi në Muzeun e Kosovës nga përndjekja e shqiptarëve në vitin 1877/78. Andaj kërkojmë nga të gjithë ata që kanë dokumente, tapi fotografi, dëshmi, libra, gazeta të asaj kohe t`i  sjellin në zyre e Shoqatës që do të jetë te Posta e madhe në Prishtinë. Në fund u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit  në mes Shoqatës Shqiptare të Muhaxhirëve nga Kosova, Shqipëri, Sanxhaku, Turqia e vende të tjera. Në fund u ndanë mirënjohje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat