Lajçi rikthen foton me Thaçin: I thashë kurrë s’do t’pushoj se shami, se Çakorri kurrë s’ka qenë malazez!

Lajme

Lajçi rikthen foton me Thaçin: I thashë kurrë s’do t’pushoj se shami, se Çakorri kurrë s’ka qenë malazez!

Nga: B.S Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 13:26
Aktori i njohur i Kosovës, Çun Lajçi

Aktori i njohur i Kosovës, Çun Lajçi, dje ka publikuar një fotografi në Facebook, në të cilën shihej nën shoqërinë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Në përshkrimin e fotos, Lajçi ka treguar se I ka dhënë kritika presidentit për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Por, disa orë më pas, ai ka shlyer fotografinë, duke u kërkuar falje miqve të tij me këtë fjali:

“Kërkoj falje që e hoqa nji postim me Hashimin, se filluet me e prishë fjalorin”.

Mirëpo, ai e ka rikthyer sot foton, por kësaj radhe ai e ka shlyer Lekajn nga fotoja.

Sipër fotos, ai ka treguar edhe atë që ka biseduar me presidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat