Racizmi në Ballkan: Dy ngjarje shokojnë mbarë botën

Lajme

Racizmi në Ballkan: Dy ngjarje shokojnë mbarë botën

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 11:08
Një futbollist i Partizanit të Beogradit, braziliani Everton Luiz nisi të qante në fushë nga fyerjet raciste.

Racizmi mbetet një plagë në Ballkan, ndërkohë që brenda disa orësh dy raste nga rajoni ynë kanë bërë xhiron e botës, duke shkaktuar mjaft zemërim.

Një futbollist i Partizanit të Beogradit, braziliani Everton Luiz nisi të qante në fushë nga fyerjet raciste.

Fotot e tij u komentuan gjerësisht nga mediat më të njohura ndërkombëtare.

Por zëvendëspresidentja e skuadrës serbe, që lëshoi fyerje raciste ndaj Evert Luiz, tha se “ai duhet të kthehet në Brazil dhe t’ua tregojë atyre gishtat e zi”.

Në një koment shokues në Facebook, Jelena Poliç akuzoi brazilianin, që braktisi fushën e lojës pas fyerjeve nga tifozët e ekipit FK Rada.

“Kjo historia e lojtarit brazilian është një paragjykim”.

“Ne duhet ta respektojmë më shumë veten, të jemi krenarë me veten, jo si Partizani që ka 7 lojtarë të huaj dhe derdh lot fals”.

“Mirë, përse nuk shkon në Brazil dhe tregojua gishtërinjtë e zinj atyre dhe shaji me nënë brazilianët. A mendon se do jetë mirë?”.

Në ndeshjen kundër Partizanit, tifozët e FK Rada bënin si majmunë sa herë që Ruiz prekte topin.

Futbollisti reagoi duke u treguar gishtin e mesit.

Ai la fushën dhe ndeshja u ndërpre.

Ndërkohë një tjetër incident racist u shënua në Dubrovnik të Kroacisë.

Aktori Jamie Foxx regjistroi momentet kur e fyejnë në një restorant kroat.

Aktori ndodhet në Dubrovnik për të xhiruar filmin “Robin Hud: Origjina”.

Por dy persona nisën ta fyejnë, duke e quajtur “zezak”.

Policia ka nisur hetimet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat