Gjuriq: Ivanoviq i burgosuri i fundit politik në Evropë

Lajme

Gjuriq: Ivanoviq i burgosuri i fundit politik në Evropë

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 13:10
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq

Serbia kërkon lirimin e menjëhershëm dhe të plotë të Oliver Ivanoviqit, i cili është i burgosuri i fundit politike në Evropë.

Kështu ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

“Ivanoviq është një njeri i cili është pas hekurave vetëm për shkak se i përket dhe udhëheq një pjesë të popullit serb në Kosovë, për të krijuar një ekuilibër të rremë në ndjekjen e kriminelëve të luftës”, i tha Gjuriq, mediave serbe.

Liderit të Iniciativës Qytetare Serbe SDP i cili ishte në paraburgim burg për 33 muaj, sot i është caktuar masa e arrestit  shtëpiak.

Ivanoviq akuzohet për vrasjen e shqiptarëve në prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës, si dhe për vrasje të shqiptarëve në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat