Ademi, Shabani dhe Hamza, ja sa është rritur brezi i ri i Jasharajve heroik

Lajme

Ademi, Shabani dhe Hamza, ja sa është rritur brezi i ri i Jasharajve heroik

Nga: A.Zh Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 09:43
Adem, Shaban dhe Hamëz Jashari, dhe tre të rinjët

Leonora Jakupi, njihet si ndër këngëtarët që i ka dhënë mbështetje të madhe luftës për çlirim dhe UÇK-së  përmes muzikës së saj, duke nisur nga kënga e saj e paharrueshme “A vritet Pafajësia”.

Këngëtarja drenicase shumë shpesh viziton Prekazin legjendar, përkatësisht familjen e komandantit Adem Jashari.

Kështu ka vepruar edhe së fundmi, duke bërë vizitë familjes për nder të nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkruan Bota sot.

Ajo ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet në shoqërinë e brezit të ri të familjes së komandantit.

Ademi, Shabani dhe Hamëz Jashari, janë tre djemoshat, të cilët tashmë janë rritur dhe ngjajnë shumë me baballarët e tyre.

“Brezi i ri i Jasharëve, Ademi, Shabani dhe Hamëz Jashari”, ka shkruar Leonora sipër fotos, ku duket mjaft e emocionuar për takimin me ta./BS/

Image
Leonora Jakupi me Adem, Shaban dhe Hamëz Jasharin
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat