Vazhdon 'çmenduria' e Kelmendit: Skënderbeu nuk është hero kombëtar

Lajme

Vazhdon 'çmenduria' e Kelmendit: Skënderbeu nuk është hero kombëtar

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 13:58
Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi vazhdon të qëndrojë pas deklaratave të tij të mëparshme se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu nuk është hero kombëtar i shqiptarëve.

Këto komente ai i bëri në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ku tha se historia shqiptare ka shumë të pavërteta.

“Sipas mendimit tim, po. Ka shumë të pavërteta në histori”, ka thënë ai.

Kelmendi foli edhe për Turqinë, shtet për të cilin thotë se mund të na sjellë njohjen nga një prej kundërshtarëve kryesorë të shtetësisë – Rusisë.

Ndërsa, duke folur për Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, tha se gjasat janë zero që kjo çështje të shkojë tutje. Ai madje shprehet se PDK po e pret këtë moment që të dështojë, për ta çuar vendin në zgjedhje.

Kreu i subjektit politik Fjala porositi po ashtu liderët e institucioneve që të mos e përdorin kartën e terrorizmit për të njollosur imazhin e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat