Takimi i sotëm i Thaçit i prekë thellë serbët, e quajnë skandaloz

Lajme

Takimi i sotëm i Thaçit i prekë thellë serbët, e quajnë skandaloz

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 18:47
ilustrim

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim një delegacion të Këshillit Nacional Boshnjak të Sanxhakut të kryesuar nga Sulejman Ugljanin.

 Presidenti Thaçi është njoftuar me pozitën e komunitetit boshnjak në Sanxhak dhe me përfaqësimin e tyre në institucionet lokale dhe qendrore.

 Në këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit ndërmjet komunitetit shqiptar në Luginë e Preshevës dhe atij boshnjak në Sanxhak, veçanërisht për avancimin e të drejtave të tyre.

Image

Por ky takim duket se i ka prekur thellë serbët. Mediat serbe po e quajnë si skandaloz takimin e Ugljanin me Thaçin. 

Poashtu të prekut janë edhe me pjesëmarrjen e tyre në akademinë përkujtimore të mbajtur sot për dy heronjtë shqiptarë, Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat