Veseli më 25 mars prezanton platformën për qeverisjen e vendit

Lajme

Veseli më 25 mars prezanton platformën për qeverisjen e vendit

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 12:43
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli

(E plotësuar) - Partia Demokratike e Kosovës me 25 mars do të mbajë Konventën e përgjithshme të rregullt, në të cilën kryetari i kësaj partie do ta paraqes platformën e tij për qeverisjen e vendit.

Në një konferencë për media, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli tha se ka ardhur koha që ata si politikanë t’i dëgjojnë më shumë qytetarët, pasi deri me tani kanë dëgjuar njëri tjetrin.

Veseli: Ka ardhur koha t’i dëgjojmë qytetarët

“Me 25 mars  do të mbahet konventa e PDK-së. Në të njëjtën kohë po këtë ditë do të dal para lidershipit të PDK-së dhe do të kërkojë mbështetjen e tyre për platformën time për Kosovën. Kjo nuk është një detyrë e vogël dhe unë e marr atë shumë seriozisht si kryetar i PDK-së. Për një kohë të gjatë ne si politikanë e kemi dëgjuar njëri tjetrin, ka ardhur koha që më tepër të dëgjojmë qytetarët tanë”, tha Veseli.

Kreu i partisë më të madhe në vend tha se pikërisht kjo është arsyeja pse ka filluar javët e fundit një turne për të bashkëbiseduar me qytetarët dhe për të dëgjuar hallet dhe shqetësimet e tyre.

Veseli: Kam filluar turneun për t’i dëgjuar hallet e qytetarëve

“Unë kam filluar një turne sepse dua t’i dëgjoj qytetarët drejtpërdrejtë, të dëgjoj për hallet e tyre, brengat e tyre, shqetësimet e tyre, në të njëjtën kohë të mësoj për jetën e tyre, idetë e tyre se si ata mendojnë se mund të kemi zgjedhje me të mira të problemeve të tyre. Kjo është edhe një arsye me shumë për mua që edhe me shumë të jem në shërbimin e tyre dhe më mirë të punojmë për ta si PDK. Unë jam i bindur se vetëm duke i dëgjuar qytetarët e mbarë këtij vendi mund ta bëjmë një platformë të marrim masa dhe veprime që do ta qojnë Kosovën tonë përpara”, theksoi ai.

Kreu i PDK-së përmendi disa vizita të zhvilluara në Ferizaj, Mitrovicë, e takime me të rinjtë në Prishtinë. Tha se ai do ta vazhdoj këtë turne në gjithë vendin për t’i dëgjuar qytetarët, ndërsa pas një muaji në konventën e PDK-së do t’i prezantoj të gjitha ato që ka dëgjuar nga qytetarët./

Më 25 mars, Konventa e PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli njoftoi se më 25 mars do të mbahet Konventa e kësaj partie.

Shefi i partisë më të madhe në vend në një konferencë të shkurtër për media mbajtur në selinë e partisë tha se ka filluar një turne nëpër Kosovë për t’i dëgjuar qytetarët e vendit.

 Sipas Veselit deri më tani politikanët e kanë dëgjuar njëri-tjetrin ndërsa tash ka ardhur koha që ta dëgjojnë zërin e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat