Policia liron serbin e arrestuar për krime lufte, e kishte arrestuar gabimisht

Lajme

Policia liron serbin e arrestuar për krime lufte, e kishte arrestuar gabimisht

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 13:35
Policia e Kosovës

(E plotësuar) - Serbi i Kosovës, Dran Stojanoviq nga Ranillugu i cili ishte arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për krime lufte, është liruar nga paraburgimi këtë pasdite.

Stojanoviq ka thënë se ai ishte arrestuar gabimisht, pasi po kërkohej një person me të njëjtin emër.

Dran Stojanoviq ishte arrestuar gjatë orëve të paradites nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kishte kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Arrestohet serbi i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten pasdite në Ranillug serbin Dragan Stojanoviq (53), i cili dyshuar për krime lufte në Kosovë

Lajmin për arrestimin e Stojanoviqit e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Olgica, e cila thotë se bashkëshortin e saj e ka arrestuar patrulla policore e Kamenicës, me arsyetimin se duhet ta ndalojnë me qëllim të intervistimit në stacion policor.

“Mirëpo, mbrëmë përmes telefonit më kanë njoftuar nga Stacioni Policor në Gjilan se bashkëshorti im është i dyshuar për krime luftë dhe se është dërguar në paraburgim në Mitrovicë”, ka thënë Olgica Stojanoviq.

Sipas informacioneve nga policia, Stojanoviq është arrestuar të premten në bazë të një fletarresti të INTERPOL-it.

Stojanoviq është i punësuar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Ranillug. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat