Vuçiq: Nuk do të ketë zgjedhje parlamentare në Serbi

Lajme

Vuçiq: Nuk do të ketë zgjedhje parlamentare në Serbi

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 13:34
?Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vendosur që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi të mos mbahen së bashku me zgjedhjet presidenciale, siç spekulohej më parë në media.

Vuçiq për mediat, deklaroi se nuk ka arsye për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

"Serbia është e qëndrueshme, ekonomia e qëndrueshme. Nevojitet një rritje, seriozitet, përgjegjësi. Ajo ka shumicën e qëndrueshme për të funksionuar", ka thënë Vuçiq.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen këtë pranverë, pasi që Presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliq i skadon mandati pesë vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat