Dënohet me 23 vjet burg personi që vrau ish të dashurën për shkak të xhelozisë

Lajme

Dënohet me 23 vjet burg personi që vrau ish të dashurën për shkak të xhelozisë

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 13:32
Andrew Saunders

Vrasësi, Andrew Saunders 21 vjeçar, është dënuar me 23 vite burg për shkak se vrau ish të dashurën e tij me thikë për shkak se ishte xheloz

Andrew Saunders, 21 vjeçar, në Matalan, në shtator të vitit të kaluar, e kishte therur me thikë të dashurën e tij, Lee Simpson,  për shkak të xhelozisë, njofton Telegraph.uk.

Para vrasjes ai kishte porositur online thikë dhe dorëza, me të cilat e kishte vrarë ish të dashurën e tij.

Hetuesit e rastit thonë se Saunders ditën e vrasjes, kishte kërkuar në “Google” se si të vritet një person në mënyrën më të lehtë dhe “sa kohë do të dënohej një vrasës me burg”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat