Pse Eliot Engel refuzoi t’ia jepte dorën Trump-it?

Lajme

Pse Eliot Engel refuzoi t’ia jepte dorën Trump-it?

Më: 1 mars 2017 Në ora: 12:38
Eliot Engel

Përkrahësi i shqiptarëve, Eliot Engel që shërben si reprezentues i qarkut të 16 kongresional të New York-ut tregoi për arsyet se pse nuk ia dha dorën Trump-it.

Engel  i kritikoi veprimet e presidentit Donald Trump në një shkrim të tij të publikuar në Daily News.

“Për 28 vite, gjatë administratave demokratike dhe republikane, e kam vështruar këtë traditë si një simbol të një bindjeje të fortë: pavarësisht se kush është në shtëpinë e bardhë, presidenti dhe kongresi duhet të punojnë bashkë në mënyrë që t’i kryejnë punët për popullin amerikan”, shkroi Engel për arsyen e veprimit të tij.

Megjithatë, ai shkrimin e tij e përmbylli me një qëndrim pozitiv duke thënë se do të vazhdojë të luftojë për gjërat që janë të rëndësisë më të madhe për banorët e New York-ut duke përmendur sigurimin shëndetësor, qasjen në edukim të fuqishëm, ekonominë që punon për të gjithë si dhe ta sigurojë lidershipin e Amerikës në botë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në linkun më poshtë: http://www.nydailynews.com/opinion/refuse-shake-president-trump-hand-article-1.2985190.

Image
Rep. Eliot Engel i Bronksit përshëndet ish presidentin Klinton para se ai me iu drejtu Kongresit në vitin 1998.
Image
Presidenti Bush shtrëngon dorën me Rep. Engel para fjalimit në vitin 2008.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat