Traktori i vjedhur në luftë gjendet te një serb në Zubin Potok

Lajme

Traktori i vjedhur në luftë gjendet te një serb në Zubin Potok

Më: 2 mars 2017 Në ora: 15:30
ilustrim

Policia e Pejës njofton se ka gjetur traktorin e vjedhur në vitin 1999. Vjedhja e traktorit ishte raportuar më 27 korrik të vitit 2016 nga shtetasi Sh.A nga fshati Suhogërllë e Istogut.

Pas raportimit njësite e hetimeve pranë stacionit policor në Istog në  bashkëpunim me prokurorin e rastit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore e që ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e traktorin e llojit IMT 540 i vjedhur në vitin 1999.

Pas një pune intensive operativo-hetimore hetuesit policer kanë arritur që të identifikojnë dhe gjejnë mjetin për të cilin kishte raportuar viktima dhe i njëjti është gjetur në qytetin e Zubin Potokut.

“Me këtë rast është identifikuar i dyshuari me iniciale: Dj.M. shtetas i Kosovës i përkatësisë serbe i lindur në vitin 1960 dhe ndaj tij është parashtruar kallëzim penal për vepër penale të vjedhjes së rëndë.

 Traktori është konfiskuar, pas verifikimit të numrave të shasisë i është kthyer pronarit.  Rasti i kompletuar është proceduar në Prokurorinë e shtetit për tu ndërmarrë masat e mëtejmë ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat