Dhëndri e pranon se vrau familjen 4-anëtarëshe, mësohet motivi

Lajme

Dhëndri e pranon se vrau familjen 4-anëtarëshe, mësohet motivi

Më: 6 mars 2017 Në ora: 11:30
Familja 4-anëtarëshe

Një i afërmit i një familje katër-anëtarëshe në Francë, e cila ishte zhdukur që prej mesit të muajit shkurt, e ka pranuar se i ka vrarë atë, raportojnë mediat franceze.

Pascal dhe Brigitte, të dy të moshës rreth 50-vjeçe, i biri i tyre Sebastian rreth 21-vjeç dhe e bija Charlotte, 18-vjeçe, për herë të fundit u panë më 16 shkurt.

Ish dhëndri i Pascal Troadecit, Hurbert C, raportohet t’u ketë thënë hetuesve se i kishte vrarë ata pas një mosmarrëveshjeje për trashëgimin e kallëpeve të arit.

Besohet se ai i ka rrahur ata për vdekje me një objekt të pamprehtë në shtëpinë e tyre në Nantes, raporton Le Parisien.

ADN-ja e tij është gjetur në shtëpinë e familjes.

Nuk dihet nëse Hurbert C i ka treguar policisë se ku i ka lënë trupat e viktimave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat