Thaçi: Nëna, gra, vajza ju jeni simbol i qytetërimit

Lajme

Thaçi: Nëna, gra, vajza ju jeni simbol i qytetërimit

Më: 8 mars 2017 Në ora: 08:58
Hashim Thaçi

Sot më 8 mars, shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, një ditë e cila festohet anembanë botës.

Me këtë rast, edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka një urim të veçantë për të gjitha nënat, gratë dhe vajzat.

Urimi i plotë i Thaçit në Facebook:

“Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi, është vetëm një ditë simbolike e juaja. Ju, nëna, gra dhe vajza jeni simbol i qytetërimit, zhvillimit dhe përjetësisë në çdo popull dhe në çdo vend. Nderimi, respekti dhe dashuria ndaj jush nuk shteron asnjëherë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat