Kjo është sopata me të cilën Fatmir H. sulmoi udhëtarët në Düsseldorf

Lajme

Kjo është sopata me të cilën Fatmir H. sulmoi udhëtarët në Düsseldorf

Më: 10 mars 2017 Në ora: 15:39
Policia gjermane

36 vjeçari me origjinë nga Kosova, Fatmir H. është personi që ka shkaktuar plagosjen e nëntë personave në stacionin e trenave në Dyseldorf. Prej tyre dy janë nga Italia të cilët qëndronin si turistë në Dyseldorf, u tha në konferencën për shtyp të policisë gjermane, shkruan “Die Welt”.

Fatmiri kishte leje qëndrimi dhe vuante nga sëmundja e depresionit. Ai kishte sulmuar civilët me shpresë se do vritet nga policia gjermane, pra në zhargonin e thjeshtë kjo mund të cilësohet se ai kishte tentuar „Suicide by Cop“, vetëvrasje përmes një polici, përcjell botasot.info.

Media ka siguruar fotografi të sëpatës me të cilën i sëmuri Fatmir H. kreu sulmin dhe la të plagosur nëntë persona.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat