Deli: Ballkani Perëndimor ka nevojë për sinjale të fuqishme nga BE-ja

Lajme

Deli: Ballkani Perëndimor ka nevojë për sinjale të fuqishme nga BE-ja

Më: 14 mars 2017 Në ora: 10:44
Eurodeputeti hungarez, Andor Deli

Eurodeputeti hungarez, Andor Deli, i porositi kolegët e tij se në lidhje me stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, rajoni ka nevojë për sinjale të fuqishme të BE-së që do t’i sigurojnë vendet e rajonit se me të drejtë kanë vend në BE.

Në fjalimin e tij në Strasbourg, Deli rikujtoi se në pesë skenaret për të ardhmen e BE-së nuk është përfshirë edhe zgjerimi i saj, ndërkaq shtoi se ka disa çështje urgjente si dalja e Britanisë, migrantët, zgjedhjet në disa vende anëtare të BE-së, por duhet seriozisht t’i konsiderojnë pritshmëritë e partnerëve të Ballkanit Perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat