Këshilli i Sigurisë së Serbisë premton pengimin e formimit të Ushtrisë së Kosovës

Lajme

Këshilli i Sigurisë së Serbisë premton pengimin e formimit të Ushtrisë së Kosovës

Më: 14 mars 2017 Në ora: 16:48
Tomislav Nikolic

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Serbisë sot ka mbajtur mbledhje në të cilën është diskutuar për situatën politike dhe të sigurisë në Serbi, rajon dhe për situatën e Kosovës, sidomos pas shqetësimit të tyre për formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe ndërprerjen e dialogut.

Sipas telegrafit serb, Këshilli ka arritur në përfundim se situata në rajon është e trazuar dhe komplekse, gjithashtu, u tha se Serbia ka investuar shumë në përpjekje për të krijuar marrëdhënie të mira dhe miqësor me pjesën më të madhe të Evropës.

Në të njëjtën kohë, Këshilli obligon autoritetet shtetëror që të përmbushin përgjegjësit e tyre që të mbrojnë serbët që jetojnë në rajon, e sidomos në Ballkanin Perëndimor, për integrim territorial të këtyre vendeve.

“Shqetësim i veçantë është iniciativa për të ndaluar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, e në veçanti kërkesa për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Republika e Serbisë fuqimisht dhe pa mëdyshje kërkon vazhdimin e dialogut në Bruksel, respektimin e ligjit ndërkombëtar, Rezoluta 1244 dhe marrëveshjet e Brukselit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Këshilli.

Këshill, po ashtu, i ka premtuar se autoritetet e Serbisë me të gjitha mjetet politike dhe diplomatike do të kundërshtojnë destabilizimin e situatës në Kosovës dhe krijimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila do të rrezikonte mbijetesën e serbëve në Kosovë.

Ndër tjera, Këshilli i ka bërë thirrje serbëve që jetojnë në Kosovë të bashkëpunojnë më autoritetet e Serbisë, kjo sipas tyre do të bëhet për të mbrojtur interesat e popullit serbë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat