Reagon Gjuriq pas vendimit të kryeministrit Mustafa për pronat

Lajme

Reagon Gjuriq pas vendimit të kryeministrit Mustafa për pronat

Më: 15 mars 2017 Në ora: 14:25
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë sot se qeveria serbe do të propozojë në seancën e ardhshme që ta anulojë vendimin e siç e quan ai të paligjshëm të autoriteteve në Prishtinë të përvetësimit të pronave.

Gjuriq ka thënë në një konferencë shtypi pas takimit me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova se qeveria do të mbrojë interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë.

Qeveria e Kosovës sot ka marrë një vendim që të gjitha patundshmëritë në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të ish-Republikës Socialiste të Serbisë që janë në Kosovë do të regjistrohen si prona të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat