Për çka akuzohet ministri serb në Qeverinë e Kosovës?

Lajme

Për çka akuzohet ministri serb në Qeverinë e Kosovës?

Më: 15 mars 2017 Në ora: 16:46
Dalibor Jevtiq

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj ministrit për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai akuzohet se i ka dhënë në shfrytëzim të përhershëm automjetin zyrtar që ishte pronë e ministrisë, Radio KIM –TV Centar, me seli në Çagllavicë të Komunës së Graçanicës.

Pos tij, është ngritur aktakuzë edhe ndaj Nenad Stojçetoviq, që është sekretar në po të njëjtën ministri, si dhe ndaj Mihailo Prlinçeviq, drejtor i departamentit të administratës dhe financave të kësaj ministrie.

“I pandehuri D.J., në kundërshtim me nenin 16 të Udhëzimit Administrativ nr.03/2008 për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës, ka nxjerr vendimin me nr.172/2 të datës 11.02.2014, me të cilin i jep në shfrytëzim të përhershëm të një (1) automjeti zyrtar pronë e Ministrisë një kompanie private, përkatësisht Radio KIM –TV Centar, me seli në Çagllavicë komuna e Graçanicës”.

“Ndërkaq, i pandehuri N.S, si person përgjegjës për menaxhimin e pasurisë se kësaj Ministrie duke e ditur se një vendim i tillë është i kundërligjshëm ai pajtohet me një veprim të tillë dhe urdhëron zyrën ligjore të kësaj Ministrie që të përpiloj kontratën (marrëveshjen) mbi dhënien e automjetit në shfrytëzim të përhershëm Radio KIM TV-Centar me seli në Çagllavicë”, thuhet në aktakuzë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat