"Konflikt gjatë darkës Mustafa-Vuçiq"

Lajme

"Konflikt gjatë darkës Mustafa-Vuçiq"

Më: 15 mars 2017 Në ora: 23:04
Darka e Kryeministrave

Gazeta e Beogradit "Blic" ka raportuar se gjatë darkës së sotme në Sarajevë, ku po marrin pjesë Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shpërthyer një konflikt.

Sipas kesaj medie e cila është mjet propagandistik i shefit të Qeverisë së Serbisë, konflikti ka shpërthyer pasi Vuçiq e ka pyetur Mustafën rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila ka vendosur sot që e gjithë prona e RSFJ'së dhe Serbisë të regjistrohet si e Kosovës.

Gazeta beogradase shkruan se ka marrë vesh nga burimet e saj se Vuçiq e ka akuzuar Mustafën për plaçkitje të pronave serbe.

Raportohet darka e kryeministrave ballkanas ka qenë e tensionuar, si rezultat i përplasjeve Mustafa-Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat