Thaçi thotë se ‘Syri i Popullit’ ka lidhje me Moskën: 26 njerëz në listë për t’u ekzekutuar

Lajme

Thaçi thotë se ‘Syri i Popullit’ ka lidhje me Moskën: 26 njerëz në listë për t’u ekzekutuar

Më: 15 mars 2017 Në ora: 23:24
Presidenti i vendit Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka folur për herë të parë për atë që gjatë së mërkurës u lansua si “Syri i Popullit”, që mori përgjegjësinë për tentim vrasjen e avokatit Azem Vllasi.

Ai ka thënë se e ka parë listën e personave të cilët kjo organizatë sipas tij terroriste ka lidhje me agjentura të ndryshme të cilat janë të lidhura direkt në Moskë.

Thaçi në emisionin “Click” në RTV 21 ka thënë lista të cilën e ka “Syri i Popullit”, përbëhet nga 26 personalitete por nuk ka përmendur asnjë emër.

Ka treguar ajo listë është e përbërë me emra të njohur personalitetesh të cilët janë liderë politikë, komandantë të luftës së fundit, gazetar, opinionit, e deri tek personalitete jo edhe aq të njohura.

“Në listë janë 26 njerëz të cilët sipas kësaj organizate terroriste duhet të ekzekutohen. Aty janë liderë të ndryshëm politik të Kosovës, bartës të luftës së fundit, gazetar, opinionit e komandat të ndryshëm të luftës”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se pjesë e kësaj liste janë edhe prijës fetar të ndryshëm dhe personalitete që kanë ndihmuar në shtetformim të këtij vendi.

“Kur shihet se nga kush përbëhet ajo listë e personave për ekzekutim, lidhshmëria e qartë është me lidhjet jo mike të Serbisë e që dalin drejt në Moskë”, ka thënë Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat