Në ceremoninë e organizuar për nderë të studentëve të Kursit për Kapiten Karriere edhe Toger Mentor Ibrahimi nga FSK

Lajme

Në ceremoninë e organizuar për nderë të studentëve të Kursit për Kapiten Karriere edhe Toger Mentor Ibrahimi nga FSK

Nga: B.Sina Më: 18 mars 2017 Në ora: 08:07
Pamje nga ceremonia

Washington : Gjithmonë ndihesh mirë kur je në mesin e miqve, me ftesë të Gjeneralit Evans shkruan ne llogarinë e saj ne rrjetin social facebook Ambasadorja e Kosovës ne Washington Vlora Citaku duke shtuar "ishim në ceremoninë e organizuar për nderë të studentëve të Kursit për Kapiten Karriere ku në mesin e tyre ishte edhe Toger Mentor Ibrahimi, ndjehesh mirë kur dëgjon fjalë miradije për rezultatet e oficereve të FSK-së"

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nëntoger Mentor Ibrahimi, më pare kadet i FSK-së, katër vjet me pare ka diplomuar në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhursit të Mbretërisë së Bashkuar(MB), pas një shkollimi një vjeçar në këtë Akademi.

Nëntoger  Ibrahimi, për rezultate të dalluara ka fituar edhe çmimin “The Bahrain Communication & Behavioral Science”.

Nëntoger Mentor Ibrahimi është oficeri i gjashtë nga radhët e FSK-së që ka mbaruar këtë Akademi, përderisa të njëjtën e kanë përfunduar më parë edhe toger Kadri Berisha, toger Liridon Poroshtica; toger Jaser Mulla, toger Faton Bekteshi, nëntoger Arianit Bllaca, ndërsa në muajin gusht të këtij viti pritet të diplomojnë dy nëntogerë; Manushaqe Nura dhe  Mimoza Budeci, përderisa nëntoger Albert Asllani do të filloj studimet në muajin maj, me të njëjtin program. Financimin e oficerëve që vijojnë Akademinë Mbretërore Ushtarake e mbulon Mbretëria e Bashkuar duke ndarë 100.000 euro për një student të vetëm( shpenzimet e studimit, aq sa kushton shkollimi në Sandhurst).

Nëntoger Ibrahimi, aktualisht është i sistemuar komandant Togu në Batalionin e Tretë të Reagimit të Shpejtë në Mitrovicë, dhe se shkollimi dhe përvoja e fituar janë adekuate për detyrën të cilën oficeri e kryen në njësi./B.Sina/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat