Jakup Krasniqi me familje në Kalanë e Rezofatit

Lajme

Jakup Krasniqi me familje në Kalanë e Rezofatit

Më: 18 mars 2017 Në ora: 18:55
Jakup Krasniqi me familje

Ish kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka zgjedhur që vikendin ta kalojë me familje në njërin nga qytetet më të vjetra shqiptare, i cili po ashtu njihet për ruajtjen e traditës shqiptare.

Krasniqi, i cili është i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat, kanë postuar disa foto nw rrjetet sociale nga  Kalaja e Rozafatit të Shkodrës.

Krasniqi është i njohur me qasjen e tij atdhetare, andaj sigurisht që vajzave të tij, ka zgjedhur që këtë vikend t’u tregojë për traditën e lashtë iliro-shqiptare. Ajo që bie në sy, po ashtu është bukuria e dy vajzave të familjes Krasniqi.

Ndryshe, Kalaja e Rozafatit është e ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat