Thaçi: Nikolic është i gërditshëm

Lajme

Thaçi: Nikolic është i gërditshëm

Më: 18 mars 2017 Në ora: 22:13
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur “të gërditshëm” homologun e tij serb Tomislav Nikoliq.

I ftuar në emisionin “Me Shukin” , Thaçi ka thënë se takimet e zhvilluara me Nikoliqin kanë qenë të gërditshme, derisa nuk ka nguruar ta quajë “të gërditshëm” personalitetin e homologut të tij serb.

“Mund të them se takimet që kam zhvilluar me këtë Nikoliqin, defenitivisht… gërrditës… gërrditës si njeri. I zhytur edhe me këmishë, por edhe me shpirt gërrditës”, ka thënë Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat