Kapet një person në kërkim ndërkombëtar në Kukës

Lajme

Kapet një person në kërkim ndërkombëtar në Kukës

Më: 19 mars 2017 Në ora: 12:37
ilustrim

?Një shqiptar i Maqedonisë i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në pikën kufitare të Bllatës në Kukës.

Bafti Ibraimi, 56 vjeç, banues në Vejlie të Tetovës, u arrestua provizorisht në Bllatë mëngjesin e sotëm, pasi gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Vjena.

Gjykata Lokale e Ahrensburg ka lëshuar ndaj tij, urdhrin e arrestit në janar të vitit 2016, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me thyerje”, vpër për të ciklën rrezikon 10 vjet burg.

Gjithashtu Zyra e Prokurorit të Gaz ka lëshuar ndaj tij urdhrin e arrestit Europian Nr.10 në 8 qershor 2015 për veprën penale “Trafik i paligjshëm droge”, ku për këtë vepër maksimumi i dënimit është 15 vjet burg.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Austrisë, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet i’u referuan Prokurorisë së Dibrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat