Foto e papublikuar e terroristit Ridvan Haqifi, a është vrarë vërtet ai?

Lajme

Foto e papublikuar e terroristit Ridvan Haqifi, a është vrarë vërtet ai?

Më: 20 mars 2017 Në ora: 15:44
Ridvan Haqifi

Një foto e rrallë e liderit të shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS që e ka siguruar media, e paraqet atë ndryshe nga ajo që publiku e ka parë. Ai aty paraqitet i maskuar dhe me mjete komunikimi duke drejtuar operacione ushtarake.

Por, kjo fotografi edhe një herë ngre dilemat se nëse ai vërtet është vrarë, ashtu siç deklaroi familja e tij. Madje, ata kishin hapur të pame gjatë muajit shkurt për të.

Media pati raportuar disa ditë pas këtij deklarimi të familjes se vdekja e tij ishte e dyshimtë pasi që askush nga autoritetet e sigurisë në Kosovë, të enjten, nuk ka marrë guxim të konfirmojë vrasjen e tij në luftime.

Vdekja e liderit shqiptar të ISIS-it që u ishte bashkua kësaj organizate qysh korrikun e vitit 2014, nuk është njoftuar as në një sajt në gjuhën shqipe që transmeton informacione të grupit terrorist që tash e disa vite ka rrëmbyer territore të rëndësishme në Siri e Irak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat