Të dielën bëhuni gati për ndërrimin e orës, 1 orë më pak gjumë

Lajme

Të dielën bëhuni gati për ndërrimin e orës, 1 orë më pak gjumë

Më: 20 mars 2017 Në ora: 20:14
Ilustrim

Ditën e dielë më 26 mars, akrepat e orës do të  zhvendosen 1 orë përpara duke mirëpritur orën verore. Kjo praktikë daton që prej vitit 1981, ku u vendos ligji që përfshin të gjithë Evropën që në të gjitha shtetet e saj, në këtë ditë akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka në gjuhën e gjumashëve do të thotë një orë gjumë më pak.

Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 ore pas.

Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit marsit dhe të dielën e fundit të tetor.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta përpara në datën 8 mars, ku ora 07:00 e mëngjesit u bë 08:00 e mëngjesit.

Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat