Thaçi e Delawie bashkë, presidenti flet për ushtrinë, ambasadori hesht

Lajme

Thaçi e Delawie bashkë, presidenti flet për ushtrinë, ambasadori hesht

Më: 20 mars 2017 Në ora: 20:15
Hashim Thaçi - Greg Delawie

I gjithë organizimi u bë për të shënuar javën e gruas, por vëmendjen e morën dy burra.

Bëhet fjalë për Presidentin Hashim Thaçi dhe ambasadorin amerikan, Greg Delawie, të cilët kanë daljen e tyre të parë bashkë në publik pas mospajtimeve për çështjen e themelimit të Ushtrisë, të cilin i pari po e do me një projektligj derisa i dyti me ndryshime kushtetuese.

Pavarësisht dallimeve rreth kësaj çështjeje diplomatit amerikan dhe Kryetarit të Kosovës, u eci mirë muhabeti në mes veti.

Kur, iu dha fjala , njeriu i parë i Uashingtonit në Prishtinë, u fokusua te çështja e barazisë gjinore, derisa nuk e tha asnjë fjalë të vetme për çështje tjera.

Më pas me program, në serbisht i erdhi radha të ftohet në foltore , Hashim Thaçit.

Duke e quajtur ide fisnike organizimin tashmë të rregullt vjetor”Java e gruas” shefi i shtetit, assesi në fjalimin e tij nuk e la anash, Projektligjin e sponsorizuar nga vetë ai që Forcës së Sigurisë ti jep mandat Ushtarak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat