Gjuriq: Serbët nga Kosova më së shumti i besojnë Vuqiqit

Lajme

Gjuriq: Serbët nga Kosova më së shumti i besojnë Vuqiqit

Më: 21 mars 2017 Në ora: 16:20
Aleksandar Vuqiq

Nënkryetari i partisë serbe SNS, Marko Gjuriq, deklaroi të martën në Leposaviq se serbët e Kosovës më së shumti mbështetin dhe i besojnë kandidatit presidencial Aleksandar Vuqiq.

“Duke dalë në zgjedhje për president të Serbisë dhe duke i dhënë mbështetje Vuqiqit kemi për obligim që t’i japim impuls të fuqishëm luftës për mbijetesën e institucioneve tona, krijimin e parakushteve në gjithë Serbinë që Serbia të mund të vazhdojë të ndihmojë serbët në Kosovë, gjë të cilën edhe ashtu e ka bërë deri më tash”, tha Gjuriq në Komitetin e SNS për Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat