Mblidhen katër komisione parlamentare

Lajme

Mblidhen katër komisione parlamentare

Më: 22 mars 2017 Në ora: 08:10
Mbledhja e Komisonit parlamentar (foto ilustrim)

Në Kuvendin e Kosovës sot mbahet takimi i katër komisioneve parlamentare.

Gjatë ditës, Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike do të shqyrtojë raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Komunave për vitin 2015.

Komisioni për Buxhet Dhe Financa do të shqyrtojë tetë pika të rendit të ditës.

Ndërsa në mbledhjen  e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të jenë pesë pika të rendit të ditës.

E Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ndër të tjerash do të diskutojë   lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-023 për Persona të  Zhdukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat