ECB: Rritja aktuale ekonomike do të vazhdojë të forcohet

Lajme

ECB: Rritja aktuale ekonomike do të vazhdojë të forcohet

Më: 23 mars 2017 Në ora: 12:12
ECB

Ringjallja ekonomike në eurozonë po përshpejtohet, ndërsa disa të dhëna tregojnë në shtytje të fuqishme në tremujorin e parë, pavarësisht paqartësive për shkak të Brexit, balancimit të ekonomisë kineze dhe masave të reja në SHBA errësojnë perspektivat, njoftoi të enjten Banka Qendrore Evropiane (ECB).

“Të dhënat më të reja, sidomos rezultate e anketave, kanë ngritur besimin se Këshillit menxhues të ECB-së që rritja aktuale ekonomike do të vazhdojë të forcohet dhe të zgjerohet. Anketat tregojnë për shtyrje të fuqishme të rritjes ekonomike në tremujorin e parë të vitit 2017”, thuhet në raportin e rregullt të këtij institucioni, transmeton agjencia Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat