Vazhdon frika në Serbi për vjedhjen e zgjedhjeve presidenciale në Kosovë

Lajme

Vazhdon frika në Serbi për vjedhjen e zgjedhjeve presidenciale në Kosovë

Më: 23 mars 2017 Në ora: 22:45
Kandidati për zgjedhjet presidenciale në Serbi, Nenad Çanak

Kandidati për zgjedhjet presidenciale në Serbi, Nenad Çanak ka deklaruar sonte se në 48 orët e ardhshme do t’i drejtohet Misionit të OSBE-së në Kosovë, në mënyrë që të sqarohet se në cilën mënyrë, siç ka shtuar ai, të parandalohet manipulimi i qytetarëve të Kosovës të cilët do të marrin pjesën në zgjedhjet presidenciale.

Ai sonte në Beograd ka biseduar me përfaqësuesit e misionit vëzhgues të Misionit të OSBE-së në Serbi, ku siç ka thënë, janë pajtuar se ata nuk mund të bëjnë asgjë përveç që t’i vazhdojnë zgjedhjet, kurse për sigurinë dhe rregullsinë e zgjedhjeve duhet t’i drejtohen OSBE-së në Kosovë.

Partitë opozitare në Serbi janë shprehur sot të shqetësuara me mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve presidenciale në Kosovë, duke akuzuar Aleksandar Vuçiqit se po përdor praktika si të Millosheviqit për manipulimin e serbëve të Kosovës dhe manipulimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi mbahen më 2 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat