Kjo është fotografia e fundit e policit të vrarë në Londër, u realizua 45 minuta para sulmit

Lajme

Kjo është fotografia e fundit e policit të vrarë në Londër, u realizua 45 minuta para sulmit

Më: 24 mars 2017 Në ora: 09:14
Sulmi në Londër

Polici britanik, Keith Palmer, i cili u ther me thikë nga terroristi i ISIS-it, ishte fotografuar me një turiste Staci Martin, 45 minuta para se të vdiste nga thika e terroristit

Palmer ishte viktima e vetme që u ther me thikë, ndërsa të tjerët u vranë nga shtypja e veturës pasi terroristi i goditi në urën “Wstminster” e cila ndodhet në afërsi të Parlamentit, shkruan BBC.

I identifikuar si Khalid Masood, 52 vjeçar ka lindur në Kent të Londrës dhe thuhet se ishte i njohur për policinë për shkak se u dyshuar për terrorizëm.

Polici Palmer ishte viktima e katërt nga sulmi që la të vdekur edhe 3 viktima të tjera. Të plagosur thuhet se janë mbi 40 persona, shtatë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Image
Polici britanik, Keith Palmer, i cili u ther me thikë nga terroristi i ISIS-it, ishte fotografuar me një turiste Staci Martin, 45 minuta para se të vdiste nga thika e terroristit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat