E vërteta e fotos për të cilën po diskuton rrjeti

Lajme

E vërteta e fotos për të cilën po diskuton rrjeti

Më: 25 mars 2017 Në ora: 16:04
Pamje nga sulmi në Londër

Fotoja e një gruaje myslimane, e cila kalon pranë viktimave të aktit terrorist në Londër, por nuk reagon, ka shkaktuar një valë komentesh online.

Shumë njerëz e kanë akuzuar gruan myslimane se po injoron viktimat e krimit terrorist.

Por personi që bëri fotografinë e gruas myslimane, e cila sheh telefonin e saj ndërsa kalon në urën e Uestminsterit, e ka mbrojtur atë.

Ai tha se kalimtarja myslimane ishte e tmerruar dhe e shqetësuar.

Fotografi 28-vjeçar, Jamie Lorriman tha se ajo nuk po injoronte skenën e krimit, por nëse i sheh fytyrën, ajo është vërtet e shqetësuar.

Pesë persona, përfshi këtu autorin e sulmit, humbën jetën nga sulmi terrorist pranë parlamentit në Londër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat