Tahiri: Të rishikohet strategjia e sektorit të tretë dhe të fuqizohet Shteti

Lajme

Tahiri: Të rishikohet strategjia e sektorit të tretë dhe të fuqizohet Shteti

Më: 25 mars 2017 Në ora: 16:18
Besnik Tahiri, Drejtori i Insitutit për Qeverisje Lokale

Besnik Tahiri, Drejtori i Insitutit për Qeverisje Lokale, ka treguar se në Forumin global të UNDP-së, ‘Dialogu për Zhvillim i Stambollit’ pata mundësinë ka adresuar disa çështje që trajtojnë nevojën për të rishikuar agjendën dhe politikat zhvillimore të zbatuara nga organizatat kryesore ndërkombëtare që punojnë në këtë fushë.

"Gjatë diskutimit theksova se organizatat ndërkombëtare zhvillimore nuk duhet të rrijnë anash dhe të nënvlerësojnë zhvillimet e fundit me BREXIT dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA, por duhet të shfrytëzojnë këtë momentum për të ri-dizajnuar dhe rishikuar strategjitë e tyre vepruese dhe në veçanti aspektet që ndërlidhen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG-së)", ka shkruar Tahiri, ne FB.

Postimi i plote i Tahirit

Gjatë diskutimit tim po ashtu shtrova nevojën për rritjen e rolit të shtetit në zhvillim i cili në fakt është i pakontestueshëm. Në këtë aspekt thashë se si në nivel global po ashtu edhe në atë nacional duhet të këtë më shumë vullnet politik dhe institucione të fuqishme të cilat do të mbështetin zhvillimin e qëndrueshëm. E zhvillimi i qëndrueshëm është i pashkëputshëm me përfshirjen sociale, barazinë ekonomike dhe harmoninë shoqërore.

Në fund të diskutimit theksova se është me rëndësi të veçantë që raportet e vlerësimit të mos mbesin vetëm në letër por ato të diskutohen me qeveritë respektive në mënyrë që rekomandimet e cekura të gjejnë hapësirë për zbatim institucional.

'Dialogu për Zhvillim i Stambollit’ i organizuar nga UNDP-së synon që përmes prezantimeve të hulumtimeve dhe analizave të ndihmojë agjendën globale për zhvillim të qëndrueshëm. Në këtë takim unë isha përfaqësuesi i vetëm nga institucionet kosovare, ndërsa prezent ishin edhe zyrtarë të lartë të UNDP – zyra në Kosovë të cilit edhe më kishin ftuar në këtë takim.

Në këtë forum vlen të theksohet se folësit kryesor ishin znj. Helen Clark, Administratorja Globale e UNDP-së dhe z. Lütfi Elvan, Ministër për Zhvillim i Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat