Kandidati për president të Serbisë: Jemi kundër shteteve që e kanë njohur Kosovën

Lajme

Kandidati për president të Serbisë: Jemi kundër shteteve që e kanë njohur Kosovën

Më: 25 mars 2017 Në ora: 17:19
Aleksandr Popoviq

Kandidati për president të Serbisë, Aleksandr Popoviq ka thënë se Qeveria e Serbisë duhet t’ua bëj të qartë të gjithëve, se nuk pajtohet me ato shtete që e kanë njohur Kosovën si shtet.

Ai ka shtuar se kjo nuk duhet të vlejë vetëm për Malin e Zi dhe Maqedoninë, por për të gjitha shtetet.

“Insititucionet serbe duhet të kthehen në Kosovë. Ne duhet të jemi të qartë se nuk pajtohemi me vendet që e kanë njohur Kosovën. Kjo nuk është e mjaftueshme vetëm për Malin e Zi dhe Maqedoninë”, tha Popoviq.

Duke folur për synimet e Serbisë në rrugën evropiane, ai ka thënë se nuk dëshiron ta shoh kurrë shtetin serb si pjesë të Bashkimit Evropian.

“Serbia nuk është anëtare e BE-së dhe shpresoj që kurrë nuk do të jetë”, tha Popoviq duke shtuar se flamuri i kaltër me yje të verdhë duke aluduar në atë të Bashkimit Evropian, nuk ka kurrfarë kuptimi.

Ai gjithashtu foli edhe për raportet me NATO-në, duke thënë se synojnë që ta ndërtojnë paqen në Rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat