Sheshel: Me Rusinë mund ta kthejmë Kosovën, Malin e Zi e Republikën Serbe

Lajme

Sheshel: Me Rusinë mund ta kthejmë Kosovën, Malin e Zi e Republikën Serbe

Më: 26 mars 2017 Në ora: 10:30
Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojisllav Sheshel

Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojisllav Sheshel, i cili është kandidat për zgjedhjet presidenciale në Serbi, ka thënë se nëse ai zgjidhet President, do të luftojë ta orientojë Serbinë kah integrimi me Rusinë dhe ta largojë nga Bashkimi Evropian.

“Rusia po kthehet në Ballkan, kurse BE-ja, si gjithmonë, do të kërkojë nga Serbia që ta njohë Kosovën, nëshkëmbim të anëtarësimit në BE. Por, Serbia këtë nuk guxon ta bëjë këtë, asnjëherë”, ka thënë Sheshel, të shtunën, në një tubim zgjedhor në Beograd.

Ai ka theksduar se Serbia mund “t’i kthejë” Kosovën, Republikën Serbe dhe Malin e Zi, me integrimin e Serbisë me Rusinë.

“Nëse hyjmë në BE, kjo do të jetë pa Vojvodinën, pa Republikën Serbe dhe Rashkën (Sanxhakun), kurse nëse hyjmë në aleancë me Rusinë, atëherë një ditë mund t’i kthejmë ato që i kemi humbur, mbi të gjitha mendoj për Kosovën, Republikën Serbe e Malin e Zi”, ka thënë ai.

Po ashtu, ka thënë se integrimi me Rusinë do të përmirësojë gjendjen ekonomike në Serbi.

“Vetëm integrimi me Rusinë na krijon mundësi të mëdha për të dalë nga kriza e nga mjerimi social dhe na i zgjidh problemet tona të sigurisë. Bashkimi Evropian na ka bërë lakuriqë e nevojtarë”, ka theksuar Shesheli.

Lideri i radikalëve serbë ka thënë se ai është i vetmi që mund ta mundë Aleksandar Vuçiqin në garën për President të Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat