Ky është serbi që ka luftuar kundër Slobodan Milosheviqit

Lajme

Ky është serbi që ka luftuar kundër Slobodan Milosheviqit

Më: 27 mars 2017 Në ora: 09:58
Kandidati për president të Serbisë nga partia LSV, Nenad Çanak

Kandidati për president të Serbisë nga partia LSV, Nenad Çanak ka thënë se ndoshta është e vërtetë se i largon votuesit me pretendimin e tij se Kosova është e pavarur, por se ai nuk është i interesuar që të ballafaqohet me votuesit.

Ai ka thënë se misioni i tij kryesor gjatë gjithë ciklit zgjedhor është që t'i shërbejë asaj që njerëzit t'i lusë që të mendojnë dhe të ndalojnë të sillen si dikush që nuk dëshiron të thotë fjalë të këqija.

“Është e qartë se Kosova është shtet i pavarur, jo sepse unë dua por se Sllobodan Millosheviqi kundër të cilit kam luftuar dhe e kam mbajtur kokën në një thes, fillimisht humbi politikisht, dhe i dha fund me luftë të cilën po ashtu e humbi”, tha ai.

Ai theksoi se nuk do të jetë president, sepse ai do të parashtronte pyetje si “kur kisha do të fillojnë të paguajë taksat apo si është e mundur që pas shalleve të tifozëve fshihen narko-dilerët, vrasësit, kriminelët e të gjitha llojeve dhe askush nuk duhet ta vërë re se kjo është kështu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat