Treni shtyp për vdekje burrin derisa po tentonte të kalonte në anën tjetër të binarëve (+18)

Lajme

Treni shtyp për vdekje burrin derisa po tentonte të kalonte në anën tjetër të binarëve (+18)

Më: 27 mars 2017 Në ora: 17:13
Pamje nga video

Një burrë nga Kina është shtypur për vdekje, derisa po tentonte të kapërcente binarët e trenit të shpejtë.

Ky burrë ka mbetur i vdekur në vend, pasi nuk kishte arritur të ikë dhe të futet në hapësirën që ndan binarët e trenit.

Autoritetet janë duke hetuar incidenti, dhe ende nuk janë deklaruar lidhur me atë nëse ky burrë kishte tentuar të kërcej në anën tjetër të binarëve.

Sidoqoftë, përdoruesit e medieve sociale, besojnë se ai ishte futur në binarët e gabueshëm dhe duke u ngutur që ta zë trenin e ka pësuar.

Identiteti i këtij burri nuk është bërë i ditur, por mediat lokale raportojnë se ai ishte rreth të 30-ve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat