A e dini se qytetarët e Kosovës do të mundë të udhëtonin sot pa viza?

Lajme

A e dini se qytetarët e Kosovës do të mundë të udhëtonin sot pa viza?

Më: 28 mars 2017 Në ora: 13:32
ilustrim

Gjeorgjianët nga sot do të udhëtojnë pa viza në Zonën Schengen. Komisioni Europian kishte rekomanduar vitin e kaluar më saktësisht në muajin mars, që gjeorgjianët të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Europian, që janë pjesë e Schengenit.

Ndërkaq, rekomandimi i KE-së që kosovarët të udhëtojnë pa viza ishte bërë gjatë muajit maj të vitit 2016. Por, Kosovës i janë komplikuar punët pasi nuk ka miratuar në Kuvend Demarkacionin që është kriteri i fundit i papërmbushur për çështjen e vizave.

Opozita ka kundërshtuar fort aprovimin e Demarkacionit në Kuvend duke pohuar se vendi ka humbur territor nga Marrëveshja me Malin e Zi. Ndërkaq, partitë në pushtet kanë pohuar të kundërtën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat